VIDEO/ Dëmtimi në Itali, kapiteni shqiptar i Atalantës U-20 largohet menjëherë nga fusha e blertë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2026 | 17:36

VIDEO/ Dëmtimi në Itali, kapiteni shqiptar i Atalantës U-20 largohet menjëherë nga fusha e blertë

Gabriel Ramaj është përballur sot me një dëmtim tek Atalanta U-20. Mbrojtësi i Shqipërisë U-21 ishte në dylyftim me një lojtar të Juventusit U-20, ndërsa mbeti i dëmtuar.

bandicam 2026-05-15 17-22-20-241

Sfida ishte e vlefshme për javën e fundit, ndërsa Juventusi U-20 fitoi 3 me 0. Kështu i mohoi ekipit të Ramajt që merrte pjesë në “play off” për titullin.

Ramaj është edhe kapiteni i skuadrës së Atalantës U-20, teksa dëmtimi për të erdhi në minutën e 22-të. Para dy javësh, festoi me ekipin fitimin e trofeut të Kupës.

Dëmtimi i Gabriel Ramajt: (VIDEO)

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL