VIDEO/ Barazimi historik i Kuraçaos, pse mbreti dhe mbretëresha e Holandës festuan si të çmendur në dhomat e zhveshjes me lojtarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2026 | 22:22

VIDEO/ Barazimi historik i Kuraçaos, pse mbreti dhe mbretëresha e Holandës festuan si të çmendur në dhomat e zhveshjes me lojtarët

Mbreti dhe mbretëresha e Holandës kanë festuar me Kuraçaon barazimin e tyre historik në Botëror.9

Ata u shfaqën në dhomat e zhveshjes ku festuan dhe vallëzuan së bashku me lojtarët dhe stafin teknik, në një moment që shpejt u bë viral në rrjetet sociale.

Shumë tifozë u habitën kur panë mbretin Willem-Alexander dhe mbretëreshën Maxima të Holandës, por arsyeja lidhet me statusin kushtetues të ishullit. Edhe pse Kuraçao ka parlamentin dhe qeverinë e vet, ai është një shtet përbërës brenda Mbretërisë së Holandës.

Kjo do të thotë se mbreti dhe mbretëresha holandeze janë njëkohësisht edhe krerët zyrtarë të shtetit të Kuraçaos.

PANORAMASPORT.AL