VIDEO/ Aleksi si Françesko Toti, tallet me tifozët e Vllaznisë duke u kujtuar finalen e “Air Albania”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 23, 2025 | 12:43

VIDEO/ Aleksi si Françesko Toti, tallet me tifozët e Vllaznisë duke u kujtuar finalen e “Air Albania”

Egnatia e nisi në mënyrën më të keqe të mundshme sezonin e ri duke u mposhtur nga Vllaznia me shifrat 0-2. Për shkodranët kjo ishte një “hakmarrje” për shkak të humbjes së thellë 4-0 në finalen e edicionit të shkuar. MixCollage-23-Aug-2025-12-43-PM-2030Por pavarësisht humbjes, kapiteni i rrogozhinasve është tallur me tifozët shkodranë. Teksa Albano Aleksi po dilte nga fusha, ai u shënjestrua nga tifozët e Vlllaznisë, por ai nuk e la me kaq. Mesfushori bëri shenjën 4-0 me gishta duke iu rikujtuar edhe njëherë humbjen e madhe në finalen e “Final Four”. (VIDEO)

Të njëjtën veprim ka bërë dikur edhe kapiteni i Romës, Françesko Toti duke u talluar me tifozët e ekipit kundërshtar.

PANORAMASPORT.AL