Vëzhgimi/ Nga historia tek aktualiteti dhe gjendja e futbollit në Himarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2025 | 22:11

Vëzhgimi/ Nga historia tek aktualiteti dhe gjendja e futbollit në Himarë

Epoka e Vangjel Tavos në krye të Bashkisë së Himarës synon t’i rikthejë qytetit emocionet e dikurshme. Hi mariotët janë futbolldashës dhe këtë e kanë treguar në vitet “e arta”. Himara prej vitesh i ka ndrydhur emocionet që dhuronte çdo fundjavë.

WhatsApp Image 2025-12-09 at 16.17.57

Ky qytet, në futboll, ka pasur shkëlqimin e vet dhe një jetë aktive e të zhurmshme. Por prej vitesh futbolli këtu ka pasur oshilacione të mëdha, me një skuadër që ka luftuar nga Kategoria e Tretë të hyjë në të Dytën dhe më pas të ngjisë shkallët gradualisht, por ka qenë tejet e vështirë. Tashmë ka sinjale konkrete “rilindjeje” nga bashkia. Në kohën e komunizmit, Himara ka qenë në Kategorinë e Parë dhe luftonte denjësisht në garë.

Rënia në Kategorinë e Tretë mund të cilësohej si dramë, por ekipi pati një shpëtim edhe në atë kohë. Legjenda e futbollit vlonjat, Vasil Ruci, në rolin e drejtorit të klubit, dhe Dritan Resuli si trajner, e ngritën sërish skuadrën në Kategorinë e Parë. Ky moment mbahet mend nga të gjithë himariotët, madje edhe sot. “Panorama Sport” sjell ekskluzivisht një reportazh nga stadiumi i Himarës, jashtë dhe brenda tij. Fusha është në një gjendje shumë të mirë, falë mirëmbajtjes së bashkisë.

Në territorin e fushës dhe të tribunave kanë mbetur të gjalla gjurmët që tregojnë se dikur këtu ka pasur jetë. Në mure sheh shënime të ndryshme si:s “KF Himara”, “Bashkia Himarë” dhe pranë tribunave shënimet “vendasit” apo “miqtë”.

Në katin e dytë kanë mbetur të paprekura fotot që sjellin jetën e gjallë të futbollit himariot ndër vite, dhe në krye fotografia e djalit himariot, Petro Ruci, emrin e të cilit mban sot ky stadium. Për të mos degraduar, Bashkia e Himarës ka vendosur që fusha të mirëmbahet gjithë kohës. Sot aty stërviten futbollistë të moshave 17–18 vjeç, të cilët do të jenë baza e skuadrës së re, që është në planet e Bashkisë Himarë.

PANORAMASPORT.AL