Vëzhgimi i “Panorama Sport”/ Partizani, klubi me mentalitetin e fituesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2025 | 8:29

Vëzhgimi i “Panorama Sport”/ Partizani, klubi me mentalitetin e fituesit

Partizani po mbyll një vit, që nuk ishte aspak i lehtë. Pavarësisht ndryshimeve të mëdha në 2025-n, sërish u sigurua pjesëmarrja në “Final Four” dhe Europë.partizaniAktualisht po luhet edicioni i 87-të i Superiores. “Panorama Sport” ndërkohë është ndalur te një vëzhgim, për të gjitha ndeshjet në përiudhën 1930-2025. Tabela e ndërtuar rezulton me Partizanin, Tiranën, Vllazninë, Dinamon dhe Teutën. Pavarësisht se këto të fundit numërojnë vetëm dy tituj kampionë, por janë parë si pjesë konstante e Superiores.

Partizani e kryeson tabelën e krijuar, sa u përket fitoreve. Dhe pse numërohen më pak paraqitje se Tirana në elitë, rezulton se falë vitet të fundit është parakaluar një rival historik. Ndërkohë që bardheblutë gëzojnë barazimet e shumta, që bëjnë të kenë më tepër pikë. Kjo pasi me humbje, Partizani qëndron me më pak se rivalët e tjerë të “Top 5” së krijuar. Në prag të 80 vjetorit, te Partizani po lëvizin që të ketë zhvillime të mëdha në infrastrukturë, por pa ashtu pa lënë pas dore objektivat në fushën e blertë.

MENTALITETI– Partizani gëzon statistika si asnjë klub tjetër deri tani në kampionatin shqiptar, me përjashtim të trofeve të fituar. Të kuqtë janë në ndjekje të Dinamos që numëron 18 tituj, ndërsa Tirana me 26 trofe shfaqet mjaft larg. Statistika e veçantë që gëzon Partizani janë 1122 fitoret deri tani në Superiore. Asnjë klub tjetër nuk ndodhet me +1100 fitore në historinë e elitës së futbollit shqiptar. Ndërkohë diçka e tillë mund të thuhet edhe për golavarazhin, pasi po ashtu asnjë rival nuk është me diferencën e golave të shënuar dhe pësuar, +1600.

E VEÇANTË- Partizani e ka mbyllur plot 22 herë kampionatin si vend i dytë. Asnjë klub tjetër nuk e ka humbur kaq shumë mundësinë, për të fituar trofeun më të rëndësishëm në vend. Në anën tjetër regjistrohet edhe 12 herë vendi i tretë, ndërsa nëntë herë ai i katërt. Duke pasur parasysh 17 titujt e fituar, rezulton që të kuqtë në 72 paraqitjet e përfunduara në kampionat janë para vetëm 12 herë poshtë zonës “Top 4”. Mjaft e veçantë për faktin që asnjë klub tjetër nuk është treguar kaq konkurrues në pjesëmarrjet e tij.

ÇUDI- Te Partizani shikohet si çudi, nëse edicioni i tyre i 73-të në Superiore do të sjellë mbetjen jashtë “Top 4”. Kjo pasi diçka e tillë është parë vetëm 12 herë në total. Fakt është se tri herë është parë të ndodhë diçka e tillë, që pas rikthimit në Superiore në vitin 2013.

AF ELBASANI- Partizani është me bilanc pozitiv përballë çdo vendi, ashtu siç ndodh edhe me Elbasanin e vjetër. AF Elbasani ndërkohë, që është pjesë e elitës nga sezoni i kaluar, numëron dy fitore përballë “demave”. Këto të fundit i kanë mposhtur vetëm njëherë verdheblutë. Me rivalët historikë, Partizani ka një diferencë në përballjet direkte. Për këtë është njohur edhe si klubi i vetëm me bilanc pozitiv përballë kundërshtarëve të futbollit shqiptar.

TIRANA- Askush nuk është si Tirana në Superiore, sa i përket pjesëmarrjeve. Bardheblutë po zhvillojnë edicionin e tyre të 86-të. Ndryshe janë plot 13 pjesëmarrje më tepër. Vetëm njëherë munguan në elitën e futbollit shqiptar, pikërisht sezoni 2017/18 ku luajtën në Kategorinë e Parë. Pas Tiranës ndodhet Vllaznia dhe Teuta, që po luajnë edicionin e tyre të 85-të. Shënim: Statistikat janë marrë nga botimi zyrtar i FSHF-së.

JGHG

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL