Unik te Vllaznia, dedikim special nga kuqeblutë për mesfushorin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 25, 2025 | 19:30

Unik te Vllaznia, dedikim special nga kuqeblutë për mesfushorin

Ardit Krymi është ndër lojtarët unikë në Superiore. Me përjashtim të një periudhe të shkurtër ku luajti me Soligorsk në Bjellorusi, pjesën tjetër të karrierës nga viti 2015 dhe deri tani e ka kaluar te Vllaznia.

Screenshot 2025-12-25 192249

Krymi numëron mbi 300 ndeshje me Vllazninë dhe për këtë iu dedikua një fanellë, ndërsa më pas kuqeblutë mposhtën 3 me 2 Flamurtarin.

Vllaznia ndërkohë publikoi sot një postim ku Krymi me Vioresin Sinanin pozojnë me fanellën, që mban numrin 300.

“300 ndeshje në kampionat me fanellën për Ardit Krymin. 300 ndeshje të mbushura plot emocione, sakrifica e pasion për të përfaqësuar denjësisht skuadrën e zemrës- Vllazninë”, shkuhet në postimin e kuqebluve.

PANORAMASPORT.AL