U zhduk nga Vllaznia pas ndeshjes në Letoni, Qarri shfaqet sërish mes lojtarëve kuqeblu: Njeriu i…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2025 | 9:25

U zhduk nga Vllaznia pas ndeshjes në Letoni, Qarri shfaqet sërish mes lojtarëve kuqeblu: Njeriu i…

Kristi Qarri është mungesa që bie më tepër në sy te Vllaznia. Pas afrimit të Leon Pohls duket se ka ardhur fundi i rrugëtimit të tij te kuqeblutë.

Screenshot 2025-07-26 091809

“Njeriu i ndeshjes”, shkruan Qarri në postimin e publikuar nga Melos Bajrami. Ky i fundit ka postuar foto nga ndeshja me Vikingurin ku ishte autor i golit të barazimit, që i hapi më pas rrugë përmbysjes.

“I lumtur që isha te lista e shënuesve dhe ndihmova skuadrën që të fitonte në Ligën e Konferencës”, shkruan Bajrami. Dhe ndër lojtarët kuqeblu që kanë komentuar ndodhet edhe Qarri.

Dhe pse Qarri është i federuar për ndeshjet me islandezët, në “Loro Boriçi” nuk ndodhej as në stol. Kështu vetëm njoftimi për largimin pritet tashmë, pasi ndeshja me Daugavpils në Letoni mendohet të ketë qenë e fundit.

Screenshot 2025-07-26 092443

PANORAMASPORT.AL