U zgjodh lojtari i ndeshjes ndaj Partizanit, mesfushori Maçolli: Të japim shpirtin në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2025 | 22:51

U zgjodh lojtari i ndeshjes ndaj Partizanit, mesfushori Maçolli: Të japim shpirtin në fushë

Mesfushori i Teutës, Xhoele Maçolli, u zgjodh lojtari më i mirë i duelit ndaj Partizanit. Në prononcimin e dhënë, për emisionin “Super Gol”, mesfushori pogradecar foli me diplomaci, teksa deklaroi:  

bandicam 2025-08-30 22-50-35-321

“Çunat dhe trajnerët ma kanë bërë më të thjeshtë përshtatjen me ekipit. Merita është e të gjithë grupit që ne të ecim përpara.  

Nuk është veç merita ime, jemi një për të gjithë të gjithë për një, për të dhënë shpirtin në fushë. Kemi 2 muaj që punojmë me trajnerin e ri. Po marrim informacionet në mënyrën e duhur. Shpresoj shumë të marrim rezultate pozitive dhe fitore.  

Toli është lojtarë me cilësi të mira edhe Lloci gjithashtu. Ndonjëherë lojtari i stolit mund ta fitojë ndeshjen. Për ne është i rëndësishëm ekipi jo individi”, u shpreh Maçolli.  

PANORAMASPORT.AL