U tall me nismën “Bëhu arbitër”, Tirana pa 9 titullarë kundër Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2025 | 22:50

U tall me nismën “Bëhu arbitër”, Tirana pa 9 titullarë kundër Skënderbeut

Tirana do të ketë mungesën e 9 titullarëve dhe të një zyrtari në sfidën me Skënderbeun, ndërsa Bledi Shkëmbi duhet të zgjidhë rebusin e formacionit për sfidën me korçarët.WhatsApp Image 2025-02-09 at 14.39.05Gjyqtari Eldorjan Hamiti në minutën e 91-të përjashtoi me të kuq, Gjumsin për prekje dhe ofendim të gjyqtarit. Markun, Micin, Kozin për sherrin me lojtarët e Partizanit. Kësaj katërsheje i shtohet edhe Agim Ibraimi, edhe ky ka thënë fjalë më shumë ndaj gjyqtarit të ndeshjes. Ndëshkime me dorë të hekurt ndaj bardhebluve, pas ironisë dhe talljes që bënë me gjyqtarët në fund të sfidës me Elbasanin. Siç duket te bardheblutë i “kanë rënë me grushte kokës” për atë gabim taktik që bënë pas derbit. Arbitrat nuk harrojnë dhe mund të të bëjnë gjëmën. “Dhurata” u erdhi në derbi nga Eldorjan Hamiti…

TË SKUALIFIKARIT PËR TË VERDHË – Dy janë lojtarët që nuk do të luajnë, pasi kanë mbushur numrin katër të kartonëve të verdhë. Ata janë Akileu Ndreca dhe Florjan Përgjoni. Ironia e fatit është se të dy janë nga Lezha dhe komshinj me Hamitin, edhe ky lezhjan. Dyshja i bashkohet trenit të spektatorëve, që u bojatisën me të kuqe.

TË DËMTUARIT – Tre janë lojtarët e dëmtuar para ndeshjes me Skënderbeun. Ismajli, Soler dhe Haxhiu rreshtohen në infermeri dhe zor se do të jenë në fushën e lojës për këtë sfidë, e cila ende nuk dihet se ku do të luhet. Me një llogaritje me laps në dorë, Tirana do të ketë nëntë titullarë në tribunë dhe një zyrtar të skuadrës. Thënë ndryshe, një formacion loje dhe një drejtues.

FORMACIONI – Me mungesat “kilometrike”, Shkëmbi do ta ketë shumë të vështirë të bëjë 11-shen. Porta dihet se mbrohet nga Selmani. Mbrojtja do të jetë e përbërë me Vera, Dembele, Kola dhe Meta. Mesfusha me Rafael, Smaçin dhe ndoshta Abah. Në sulm treshja Bajroviç, Zharmuni e Ernest. Në stol veç të rinjve do të ketë Prengajn, Mihanën e Harizajn.

SFDGG

PANORAMASPORT.AL