U la në stol nga Ilir Daja, Dinamo reagon me njoftim zyrtar për largimin e mesfushorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2026 | 16:48

U la në stol nga Ilir Daja, Dinamo reagon me njoftim zyrtar për largimin e mesfushorit

Fjoart Jonuzi është një ndër të larguarit e Dinamos në këtë merkato janari. Palët vendosën të ndajnë rrugët, pasi Jonuzi nuk bënte pjesë në planet e Ilir Dajës.

jonuzi

Dinamo publikoi sot një njoftim zyrtar, për mbylljen e bashkëpunimit me Jonuzin.

“FC Dinamo City njofton se ka mbyllur me mirëkuptim bashkëpunimin me futbollistin Fjoart Jonuzi.

Klubi e falënderon për kontributin e dhënë me fanellën blu dhe i uron suksese në karrierën e mëtejshme”, shkruhet nga Dinamo.

Jonuzi do e vazhdojë karrierën te Drenica. Aty ku edhe është trajner Thomas Brdariç.

PANORAMASPORT.AL