U fut nga stoli dhe shënoi golin e kualifikimit, talenti Berisha rrëfen emocionet: Ju tregoj “manovrat” e realizimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2025 | 0:33

U fut nga stoli dhe shënoi golin e kualifikimit, talenti Berisha rrëfen emocionet: Ju tregoj “manovrat” e realizimit

Mbrëmjen e 14 gushtit, Hekuran Berisha do ta mbajë mend gjatë në karrierën e tij.   I transferua në këtë merkato vere, nga skuadra e Dukagjinit, drejt Dinamos, sulmuesi 19-vjeçar arriti të shndërrohej në një hero te klubi shqiptar në duelin ndaj gjigantëve të Hajdukut të Splitit.

bandicam 2025-08-14 23-54-59-625

Berisha u hodh në fushë në minutën e 70-të, teksa në të 111-të shënoi golin e kualifikimit. Ky ishte goli i parë zyrtar me fanellën e Dinamos si dhe i pari për të në arenën Europiane.  

“U futa pak me emocione në fillim. Daja më tha të jepja maksimumin, besoj e shpërbleva me gol dhe angazhim. E fituam ndeshjen dhe u kualifikuam.  

Është e vështirë kur luan ndaj një klubi si Hajduk Split. Analizën e lojës e kemi bërë shumë të mirë si dhe përgatitjet. E shpërbleva veten me gol si dhe klubin. Jam shumë i kënaqur, një natë me emocione. Ishte goli i parë Europian dhe i pari zyrtar me Dinamon. Jam shumë i lumtur.  

Mendova njëherë të godisja më të parin. Doli portieri dhe e bëra një lëvizje. E godita topin lartë. Si sulmues që jam duhet të gjej portën”, u shpreh Berisha.  

PANORAMASPORT.AL