U dëmtua ndaj Flamurtarit, operohet me sukses titullari i Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2025 | 20:47

U dëmtua ndaj Flamurtarit, operohet me sukses titullari i Teutës

Klubi i Teutës ka bërë me dije se mbrojtësi Albi Doka ka dalë me sukses nga ndërhyrja kirurgjikale në ligamentin e kryqëzuar të gjurit (ACL). Operacioni është kryer me sukses dhe lojtari do të nis së shpejti fazën e rehabilitimit, me synimin për t’u rikthyer sa më shpejt në fushë.

Doka

Doka u dëmtua në ndeshjen e javës së 7-të të Superiores kundër Flamurtarit, ku qëndroi në fushë vetëm 23 minuta përpara se të detyrohej të largohej për shkak të dhimbjeve.

POSTIMI I TEUTËS: 

Klubi njofton se lojtari ynë Albi Doka ka dalë me sukses nga ndërhyrja kirurgjikale në ligamentin cruciat të gjurit (ACL). Operacioni është kryer me sukses dhe Albi do të nis së shpejti fazën e rehabilitimit. I urojmë rikuperim të shpejtë dhe kthim sa më të fortë në fushë!