U-19/ Partizani mposht Tiranën dhe fiton Kupën e Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2016 | 16:15

U-19/ Partizani mposht Tiranën dhe fiton Kupën e Shqipërisë

Partizani ka triumfuar në “Qemal Stafa” pasi ka mposhtur Tiranën në finalen e Kupës së Shqipërisë. Skuadra e U-19-ës së të kuqve ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj bardhebluve, duke ngritur kështu trofeun me meritë.

kupa e shqiperise u-19 partizaniEkipi i drejtuar nga Genc Tomorri zhvilloi një ndeshje të mirë ku arriti dhe të finalizojë me sukses duke fituar derbin dhe trofeun ndaj Tiranës së Astrit Hafizit.

tirana u-19 partizani u19Vllacaj dhe Lika kanë realizuar dy golat e triumfit për “demat e kuq” ndërsa për bardheblutë ka shënuar Kristjan Prendi në minutën e 82′ të takimit. Gol i cili nuk mjaftoi për të ndryshuar rrjedhën e lojës.