“Trajnerë mercenarë, u gabua me Pollozhanin”, Rustemi: Të huajt, në Vlorë erdhën vetëm për lekët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2026 | 21:50

“Trajnerë mercenarë, u gabua me Pollozhanin”, Rustemi: Të huajt, në Vlorë erdhën vetëm për lekët

Arlind Rustemi mendon se Flamurtari dështoi për shkak të lojtarëve të huaj, pavarësisht investimeve të mëdha të bëra nga presidenti Sinan Idrizi. Për “Panorama Sport”, ish-futbollisti vlonjat thekson se të huajt nuk arritën të ambientoheshin dhe ranë nën presion psikologjik sapo kuptuan peshën e fanellës së Flamurtarit.

ARLIND RUSTEMI

“Nuk mjaftojnë vetëm fi nancat në futboll. Presidenti Sinan Idrizi ka bërë shumë, madje mbi kapacitetet që prodhon sot futbolli shqiptar. Por drejtuesit e klubit duhet të kenë një përgjegjësi dhe peshë më të madhe në përzgjedhjen e njerëzve që punojnë në klub. Burimet njerëzore janë shumë të rëndësishme. Te Flamurtari kërkohet gjithmonë që të jesh dominues në kampionatin shqiptar. Jo vetëm të fi tosh, por edhe të luash bukur.

Duke njohur ADN-në e qytetit tonë, nuk kërkohet vetëm rezultati, por edhe spektakli. Një nga dështimet ishte fakti se lojtarët e huaj nuk e perceptuan dot çfarë do të thotë të luash për Flamurtarin. Kur njohën ambientin, njerëzit dhe kërkesat e klubit, e kuptuan peshën e fanellës. Dhe kjo ndikoi shumë edhe në aspektin psikologjik. Më pas gjithçka u refl ektua në fushë”, shprehet fi llimisht Rustemi.

“TRAJNERËT E HUAJ JANË MERCENARË”

Ish-futbollisti dhe trajneri Arlind Rustemi thotë se trajnerët e huaj shpeshherë vijnë në Shqipëri vetëm për përfi – time fi nanciare, ndërsa klubi duhet të ketë më shumë kontroll mbi punën e tyre. “Për mua nuk është bërë fazë përgatitore profesionale. Kur presidenti të vë në dispozicion kushtet më të mira dhe ke një muaj kohë për të përgatitur skuadrën, duhet ta shfrytëzosh maksimalisht. Ishte një grup i krijuar rishtazi dhe kishte nevojë për shumë punë.

Ndoshta trajnerët apo lojtarët e huaj që vijnë në Shqipëri janë mercenarë. Vijnë për të marrë lekët dhe nuk u intereson nëse Flamurtari dështon apo triumfon. Klubi duhet të ketë njerëz që mbikëqyrin trajnerin dhe punën e tij. I huaji vjen, punon dy ose tre muaj dhe më pas largohet. Ndërkohë përgjegjësia mbetet te qyteti dhe tifozët. Çështja e Flamurtarit është shumë sensitive. Fakti që sot Karlos Garsia ndodhet në Holandë tregon se ai është një trajner me njohuri, por kur vjen në Shqipëri ndoshta mungon përgjegjësia”, deklaron Rustemi.

KRITIKA EDHE PËR RIKTHIMIN E POLLOZHANIT

Rustemi mendon se një tjetër gabim i madh ishte rikthimi i Artim Pollozhanit në postin e drejtorit të klubit. “Dëshira e presidentit ka qenë e madhe që Flamurtari të bënte një paraqitje dinjitoze dhe të renditej mes katër skuadrave më të mira. Jo më kot u bënë gjithë ato investime. Gabimi kryesor ishte mënyra si u menaxhua përgjegjësia. U gabua që me rikthimin e Artim Pollozhanit. Ishte te Flamurtari në Kategorinë e Parë, iku dhe u rikthye përsëri. A thua se nuk ka drejtor tjetër që mund ta ndihmojë Flamurtarin”, thotë ai.

“FINAL 4”, NJË SKEMË E DËSHTUAR

Sipas Rustemit, edhe skema “Final 4” ka rezultuar e dështuar dhe FSHF nuk arriti të luftonte aleancat në kampionat. “Ka dy vite që diskutohet për ‘Final 4’ me idenë se do të sillte më shumë spektatorë dhe do të rriste konkurrencën. FSHF synonte të ulte aleancat, por ndodhi krejt e kundërta. Ky sezon ishte më i keqi në këtë aspekt. Gjithçka që FSHF parashikoi për të frenuar aleancat iu kthye në bumerang. Mendoj se do të ishte zgjedhje e mirë të ndryshohej struktura e Superiores dhe të shtoheshin skuadrat”, përfundon Rustemi.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL