Tiranës dhe Flamurtarit u bën punë vetëm fitorja, Bordin e Garsia projektojnë titullarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2025 | 12:20

Tiranës dhe Flamurtarit u bën punë vetëm fitorja, Bordin e Garsia projektojnë titullarët

tirana

Bardheblutë, italiani ndryshime ndaj Flamurtarit

Trajneri Roberto Bordin pritet të zbresë në fushë me një skemë klasike sulmuese, ku balanca mes repartit difensiv dhe atij ofensiv do të jetë kyçi i lojës. Bardheblutë do të mbështeten tek eksperienca e lojtarëve kryesorë dhe rikthimi në “Selman Stërmasi” shihet si një avantazh i madh. Në portë, vendin e titullarit do ta marrë Tafas, që mbetet zgjedhja më e sigurt mes shtyllave. Mbrojtja pritet të përbëhet nga katërshja Vera, Lleshi, Marku (ose Dembele) dhe Valerianos, një repart ku Bordin ka pranuar se ekzistojnë disa probleme për shkak të dëmtimeve, por që përsëri ofron alternativa të vlefshme. Në mesfushë, dyshen para mbrojtjes do ta formojnë Rafael dhe Vogli, lojtarë që pritet të garantojnë ekuilibrin mes prapavijës dhe fazës së ndërtimit të lojës. Përpara tyre, si organizator do të vendoset Soler, me mundësinë që Zhunior të marrë vendin e tij nëse kërkohet më shumë shpejtësi. Sulmi do të ketë tre emra të spikatur, në krah Patstasia (me alternativën Haxhiu) dhe Mensah, ndërsa në qendër do të jetë Tabeku, i cili do të mbajë peshën kryesore të finalizimit. Me këtë përbërje, Tirana pritet të luajë me një skemë 4-2-3-1, ku synimi është të ruhet kompaktësia në mbrojtje dhe njëkohësisht të shfrytëzohen krahët për të goditur Flamurtarin.

Screenshot 2025-09-13 121804

Flamurtari i dha dje dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen me Tiranën që luhet sot në “Selman Stërmasi”. Seanca u mbajt gjatë paradites në fushën stërvitore në Pyllin e Sodës. Trajneri Garsia përveç përgatitjeve fizike dhe teknike ka bërë edhe “psikologun” duke kërkuar qetësi nga futbollistët dhe menaxhim të emocioneve. Gjatë pasdites skuadra mori rrugën drejt Tiranës ku edhe u akomoduar në pritje të ndeshjes së sotme.

Screenshot 2025-09-13 121844

PANORAMASPORT.AL