Tirana-Teuta pritet në “Arena Kombëtare”, por…
FSHF-ja ende nuk ka konfirmuar se ku do të luajë Tirana.
Gjithsesi me shumë mundësi, skuadra bardheblu do ta presë Teutën në stadiumin “Arena Kombëtare”, ndonëse nga FSHF duhet të jepet “OK” për ndeshjen që do të luhet për javën e 35-të të Superiores. Ndodh për herë të parë këtë sezon, ku përfshihen Kupa dhe Superiorja, që Tirana të presë tri ndeshje radhazi në “Arena Kombëtare”.
Pas sfidave me Bylisin dhe Partizanin është radha e Teutës. Aktualisht bardheblutë mbajnë vendin e tetë. Durrsakët pozicionohet të gjashtët, me dy pikë më tepër. Në tri përballjet e mëparshme të këtij sezoni, një prej tyre ka përfunduar barazim dhe dy të tjerat janë fituar nga Teuta.
Kujtojmë që Tirana në këtë sezon ka luajtur shumicën e ndeshjeve jashtë shtëpisë. Ajo është degdisur nga Korça, në Vlorë, Lushnjë, Rrogozhinë, Durrës e me radhë, pasi nuk ka pasur stadium ku të luajë.
PANORAMASPORT.AL













