Tirana surprizon me vendimin e fundit, ndryshim për trajnerin Nuhiju te bardheblutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2026 | 17:39

Tirana surprizon me vendimin e fundit, ndryshim për trajnerin Nuhiju te bardheblutë

Ardijan Nuhiju do të shfaqet nesër në konferencë për shtyp, ndërsa Tirana është në prag të sfidës së Kupës me Skënderbeun. Ky takim do të luhet ditën e shtunë, prej orës 13:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”.

nuhiu

Ky rikthim në konferencë do të jetë pas një muaji. Lajmërimi surprizë është pas tri ndeshjeve të Superiores ku u vendos që të kishte heshtje për shtyp.

Hera e fundit ku Nuhiju tha fjalën e tij para ndeshjes ishte në derbin me Partizanin. Aty ku pikërisht më 7 dhjetor, bardheblutë u mposhtën 0 me 2.

Nga atëherë janë numëruar tre barazime. Ndryshimi për trajnerin Nuhiju vjen pas ndryshimeve të shumta në merkaton e dimrit.

PANORAMASPORT.AL