Tirana mund të humbasë kapitenin e skuadrës, Florjan Përgjoni drejt kampionëve të… Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2025 | 22:35

Tirana mund të humbasë kapitenin e skuadrës, Florjan Përgjoni drejt kampionëve të… Shqipërisë

Florjan Përgjoni pëlqehet nga Egnatia dhe nuk është çudi që në fund të sezonit të lërë Tiranën për ekipin rrogozhinas.-1000-0-Florian-Pergjoni-KF-TiranaBurime bëjnë me dije se kapiteni i bardhebluve në fund të sezonit mund të ndajë rrugët pas 4 viteve me bardheblutë dhe të zgjedhë kampionët. Në fakt, ky nuk është një lajm i ri, pasi edhe vjet kampionët e donin, por Përgjoni ishte nën kontratë.

Diskutimet shkuan shumë gjatë, por çështja nuk u përfundua. Nga ana tjetër, lojtari është në fundin e kontratës dhe, nëse qëndron në Shqipëri, po sheh si opsion Tiranën, Egnatian, por edhe Dinamon. Klubi Tirana ende nuk ka biseduar përfundimisht me lojtarin, por pritet ta bëjë në ditët në vazhdim. Gjithsesi, Përgjoni shpreson që të ketë një aventurë jashtë Shqipërisë. Nëse jo, duhet të zgjedhë mes Tiranës për të rinovuar apo ofertës së Egnatias.

FUNDI I KONTRATËS TE TIRANA – Në këtë kategori, janë disa lojtarë që përfshihen. Së pari, është portieri Gentian Selmani. Më pas, Leon Kozi, që duhet të firmosë kontratën me kusht që ka me Tiranën. Më tej, është Gledi Mici, kontrata e të cilit mbaron në fund të sezonit. Për t’u zbuluar janë çështjet e Rimal Haxhiut dhe ndonjë lojtari tjetër. Të gjithë duhet të kalojnë nga “treni” i rinovimeve. Për t’u parë mbetet nëse këta lojtarë do të jenë sezonin e ri me ekipin e Tiranës apo do ta provojnë fatin diku tjetër.

SHITJET – Janë disa lojtarë që në fund të sezonit duan të shohin aventura të reja, pasi janë bërë të njohur me Tiranën. I pari është golashënuesi i skuadrës, Ualid Zharmuni, me 12 rrjeta të shënuara. Sulmuesi ka pasur oferta nga Turqia dhe shtete të tjera dhe kërkon me ngulm largimin këtë verë. Për t’u parë mbetet nëse çështja do të zgjidhet me mirëkuptim dhe futbollisti do të shitet nga klubi. Lojtari i dytë është Mahamadu Dembele. Mbrojtësi kërkoi largimin në janar dhe gjatë gjithë kohës ka pasur oferta serioze deri në 250 mijë euro. Klubi nuk pranon këtë shifër dhe kërkon më shumë, ndërsa vera do ta ndajë situatën. Më pas, janë Ernest dhe Kola, të cilët janë të kërkuar nga shumë ekipe në Europë. Mbetet për t’u parë sesi do të jetë lëvizja e klubit bardheblu në politikën e shitjeve, por një gjë është e sigurt: edhe në verë, Tirana do të jetë “kantier ndërtimi”.

PANORAMASPORT.AL