Tirana me mesazh të qartë për Superioren, pas rastit të pazakontë vijnë “bombat” e merkatos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 30, 2025 | 22:18

Tirana me mesazh të qartë për Superioren, pas rastit të pazakontë vijnë “bombat” e merkatos

Tirana prezantoi Patrik Mysloviç si transferimin e parë për merkaton e dimrit. Bardheblutë po japin mesazh të qartë, ndërsa objektiv mbetet mbijetesa në Superiore.

Screenshot 2025-12-30 221809

Basilio Ndong ishte transferimi i kaluar, që u afrua në nëntor dhe vlerësohet 350 mijë euro në tregun e “transfermarkt”. Mesfushori Mysloviç, që vlerën e ka 500 mijë euro, bëhet lojtari më i vlerësuar në skuadër.

Kështu bardheblutë kanë vendosur të përmirësohen sa u përket emrave. Një tjetër emër që pritet prezantimi është Fredi Alvarez. Ky i fundit mban shifrën 700 mijë euro.

Tirana zyrtarizoi sot nëntë largime. Rast i pazakontë për bardheblutë në merkaton e dimrit, ndërsa prej kohësh i kishte nxjerrë jashtë skuadrës.

PANORAMASPORT.AL