Tirana gati të paguajë, Shkëmbin e “ngrohin” rikthimet. Ja prapaskenat te bardheblutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2025 | 8:47

Tirana gati të paguajë, Shkëmbin e “ngrohin” rikthimet. Ja prapaskenat te bardheblutë

Tirana mundi Skënderbeun dhe tani mund të marrë frymë lirisht, por deri të shtunën kur luan me Teutën ndeshjen e radhës në kampionat.TIRANANjë ndeshje që ndryshe nga sfida e mëparshme do të ketë një Tiranë më të plotë. Ndaj Skënderbeut, skuadra kryeqytetase kishte nëntë mungesa të deklaruara, mes të pezulluarve dëmtuarve dhe të dënuarve nga disiplina, aq sa Shkëmbi vendosi të mbushë pothuajse gjithë stolin me lojtarë nga akademia bardheblu. Stol që i solli edhe fitoren, pasi ishte i riu Vogli, që fitoi penalltinë në minutën e 82-të të takimit. Tej të tjerave, Tirana këtë ndeshje do të ketë më shumë opsione në fushën e lojës.

KTHIMET – Tirana do të ketë një qetësi më shumë, pasi skuadrës i kthehen disa futbollistë. I pari është Henry Marku, i cili u ndëshkua me karton të kuq në derbi dhe, pasi e shleu dënimin, tani do të jetë i gatshëm. Më pas, janë dy lojtarët e tjerë që nuk luajtën për shkak të kartonëve të plotësuar. Bëhet fjalë për Florjan Përgjonin dhe Akileu Ndrecën. Për Shkëmbin dyshja në fjalë është shumë e rëndësishme, si në manovrën mbrojtëse dhe sulmuese. Tri kthime të rëndësishme për Tiranën që plotëson në një farë mënyre tablonë e lojtarëve.

SOLER DHE TË DËMTUARIT – Për bardheblutë, problemi kryesor është treshja e dëmtuar, Soler, Haxhiu dhe Ismajli. Për Solerin, shanset e kthimit janë të mëdha, pasi ka filluar vrapimet dhe sot do të shihet në fushën e stërvitjes sesi shkon kavilja e tij, pra nëse ka dhimbje apo do të stërvitet me grupin. Përsa i përket Haxhiut dhe Ismajlit, gjërat janë pak më ndryshe. Dyshja akoma nuk ka nisur stërvitjen me grupin dhe ata mund të kthehen vetëm në mars.

MICI DHE TË TJERËT – Para Teutës problemi mbetet treshja Mici, Gjumsi dhe Kozi. Ky i fundit dhe Mici e kanë shlyer gjysmën e dënimit dhe me një pagesë mund të jenë në fushën e lojës. Përsa i përket Gjumsit, çështja duket më e komplikuar. Anësori është dënuar 4 ndeshje, por dy takime për t’i vuajtur dhe dy me kusht. Fakt është që Gjumsi e ka shlyer një javë dhe nuk dihet nëse mund të paguajë një javë pezullim dhe të kthehet në fushën e lojës që këtë ndeshje. Gjithsesi, FSHF-ja dje nuk kishte një sqarim për këtë çështje dhe nuk dihet se çfarë interpretimi do të mbahet nga federata.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL