Postuar: Shkurt 5, 2026 | 18:16
Tirana e afroi me urgjencë, por rezultoi dështim që në fillim! Mbrojtësi prezantohet tek ekipi i ri
Ziad Ouled-Haj-M’Hand ka gjetur ekip të ri. Mbrojtësi që e mbylli me Tiranën është prezantuar nga Daugavpils në Letoni.

Ziad ishte një nga dështimet e shumta të Tiranës në merkaton e verës. 23-vjeçari afrohej me urgjencë disa ditë para fillimit të kampionatit, ndërsa bardhebluve u ishin dëmtuar dy qendërmbrojtësit Kola dhe Dembele.
Mbrojtësi holandez luajti vetëm një ndeshje si zëvendësues në kampionat. Te Tirana u preferua për ekipin B.
Akoma pa ekip nga lojtarët e larguar si të padëshiruar janë Dembele, Patsatsia, Eliton Zhunior, Alfred Mensah dhe Leon Kozi. Gjatë kësaj periudhe mund të firmosin kudo, duke qenë të lirë.
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













