Testimi në “familje” te Elbasani, ekipi “A” mund 19-vjeçarët. Bie në sy Ben Shimon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2025 | 20:46

Testimi në “familje” te Elbasani, ekipi “A” mund 19-vjeçarët. Bie në sy Ben Shimon

AF Elbasani ka zhvilluar ndeshjen e parë testuese pas dy javësh përgatitje intensive, duke u përballur me ekipin e vet të të rinjve, Elbasani U-19. Miqësorja u luajt pasditen e së shtunës në stadiumin “Elbasan Arena”, në prani të një numri të konsiderueshëm tifozësh që kishin ardhur për të parë nga afër gjendjen e skuadrës para fillimit të ndeshjeve zyrtare.

elbasani

Pjesa e parë ishte e barabartë në ritëm dhe prodhoi disa momente të mira për ekipin e parë, i cili dominoi më shumë në zotërimin e topit dhe iniciativën. Izraeliti Roei Ben Shimon ishte më aktiv në sulm, duke krijuar dy mundësi të pastra shënimi, por pa arritur ta dërgojë topin në rrjetë. Portieri i të rinjve reagoi mirë në të dyja rastet, duke ruajtur rrjetën të paprekur deri në pushim.

Paraqitje të mirë bën edhe të rinjtë, që mbyllën hapësirat dhe shqetësuan me daljet e tyre në sulm edhe ekipin e të rriturve. Në pjesën e dytë, diferenca fizike dhe teknike u bë më e dukshme. Ekipi i parë rriti ritmin dhe shënoi katër gola me katër autorë të ndryshëm. Ze Gomesh zhbllokoi takimin në minutën e 58-të me një goditje të saktë brenda zonës, ndërsa vetëm katër minuta më pas, Tsague e çoi rezultatin në 2-0 me një finalizim të bukur.

sdffdsfsdfsdfsdfsd

Në minutën e 70-të, Luokili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke realizuar golin e tretë për Elbasanin. Serinë e golave e mbylli Lila në minutën e 77-të, pas një goditje me kokë në zonë. Kjo ndeshje shërbeu si një test i rëndësishëm për trajnerin Gvozdenoviç dhe stafin e tij teknik, për të parë në veprim të gjithë grupin dhe për të analizuar nivelin aktual të përgatitjes. Po ashtu, ishte një mundësi për të matur formën fizike dhe harmoninë mes lojtarëve të rinj dhe afrimeve të fundit.

PANORAMASPORT.AL