Test i rëndësishëm për Kombëtaren U21, “Shpresat” përballen sot me Uzbekistanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2026 | 8:37

Test i rëndësishëm për Kombëtaren U21, “Shpresat” përballen sot me Uzbekistanin

Kombëtarja shqiptare U21 ka zhvilluar dje seancën e fundit stërvitore në Antalia, duke mbyllur përgatitjet për ndeshjen miqësore ndaj Uzbekistanit, e cila do të zhvillohet sot në orën 15:30.

U21

Kuqezinjtë, të drejtuar nga trajneri Alban Bushi, kanë punuar gjatë gjithë javës në Turqi, duke u fokusuar kryesisht në aspektin taktik dhe organizimin e lojës. Seanca e fundit u zhvillua në një atmosferë pozitive, me të gjithë lojtarët të gatshëm për sfidën.

Gjatë grumbullimit, stafi teknik ka pasur mundësinë të punojë nga afër me të gjithë grupin dhe të provojë alternativa të ndryshme, duke integruar edhe lojtarët e rinj që janë bashkuar për herë të parë me ekipin.

Ndeshja ndaj Uzbekistanit shërben si një test i rëndësishëm për Kombëtaren U21, e cila synon të tregojë progresin e bërë gjatë përgatitjeve dhe të vijojë ndërtimin e ekipit për sfidat e ardhshme dhe Kampionatin Europian U21 2027, ku Shqipëria merr pjesë për herë të parë.

PANORAMASPORT.AL