Postuar: Korrik 5, 2025 | 17:52
Te Tirana qëndroi për dy vite, ish-sulmuesi brazilian i bardhebluve çudit me skuadrën e re
Patrik ka vendosur ta vazhdojë karrierën te Svai Rieng. Sulmuesi brazilian, që dikur ishte pjesë e Tiranës, ka çuditur me skuadrën e re.

Svai Rieng luan në elitën e futbollit të Kambodias. 27-vjeçari kaloi dy sezone te Tirana.
Patrik shënoi 14 gola dhe asistoi gjashtë të tjerë nga vitit 2022 deri në vitin 2024. Më pas luajti në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe tashmë do të provojë për herë të parë një eksperiencë në Kambodia.
PANORAMASPORT.AL













