Postuar: Korrik 16, 2026 | 17:53
Të gjithë në sulm për të kërkuar kualifikimin, Gvozdenoviç e nis me katër përpara. Publikohen formacionet e BATE-Elbasani
Elbasani ka udhëtuar drejt Azerbajxhanit me objektivin për të kërkuar kalimin e turit të parë të Ligës së Konferencës përballë BATE Borisov.

Ekipi bjellorus luan në fushë asnjanëse ndeshjet si pritës, për shkak të situatës së luftës dhe palët përballen sot në Azerbajxhan për duelin e kthimit, ku Elbasani do të tentojë të bëjë më mirë se barazimi 1-1 i ndeshjes në shtëpi.
Trajneri Gvozdenoviç ka hedhur në fushë një rreshtim ofensiv ku Tresa, Diallo, Hebaj dhe Nikaj e nisin së bashku nga minuta e parë.
FORMACIONET ZYRTARE

PANORAMASPORT.AL













