Postuar: Dhjetor 20, 2025 | 11:15
Supersfida e Superiores, zbulohet arbitri që do të vendosë drejtësi në “Klasiken” e Shqipërisë
Tirana dhe Vllaznia do të përballen ditën e sotme në kuadër të javës së 17-të të Superiores. Klasikja e Shqipërisë që do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasi” do të nisë në orën 13:30.
Tashmë FSHF ka vendosur edhe për grupin e arbitrave që do të vendosin drejtësi në këtë sfidë.
Kryesor i Klasikes do të jetë Enea Jorgji, ndërsa asistentët e tij do të jenë Mirjeta Salla dhe Emigers Ganxhi, ndërkohë që rolin e arbitrit të katërt do ta mbajë Florjan Lata.
Në sistemin Var dhe Avar në ndihmë të Jorgjit do të vijnë Kreshnik Cjapi dhe Silvio Dyrmishi. Delegat i këtij takimi është caktuar Marjus Sulejmani ndërsa Vëzhgues Albano Janku.
PANORAMASPORT.AL













