Superiorja rikthehet në fushë, Vllaznia-Partizani si kartolinë për futbollin shqiptar. Luhen edhe dy ndeshje të tjera interesante

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2025 | 8:20

Superiorja rikthehet në fushë, Vllaznia-Partizani si kartolinë për futbollin shqiptar. Luhen edhe dy ndeshje të tjera interesante

Pas pushimit për shkak të ndeshjeve të kombëtareve, sot do të rikthehet Superiorja me javën e tretë të saj. Janë rezervuar tri ndeshje, që do të luhen në dy orare të ndryshme.

Kategoria-Superiore

Fillimisht Bylis do të sfidojë Egnatian në shtëpi, ndërsa Tirana do të masë forcat me Flamurtarin. Të dyja ndeshjet do të nisin në orën 16:00.

Më pas do të zhvillohet supersfida e javës së tretë mes Vllaznisë dhe Partizani. Kjo ndeshje do të nisë në orën 19:00, pikërisht në stadiumin “Loro Boriçi”.

Java III e Superiores, 13 shtator

Bylis – Egnatia, ora 16:00 (“Adush Muçaj”)

Tirana – Flamurtari, ora 16:00 (“Selman Stërmasi”)

Vllaznia – Partizani, ora 19:00 (“Loro Boriçi”)

Screenshot 2025-09-13 081830

PANORAMASPORT.AL