Sulmuesi i Vorës kërkon të shpërthejë në Superiore, Ruzgis: Fitojmë ne ndaj Egnatias, dua të rikthehem te goli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2026 | 9:28

Sulmuesi i Vorës kërkon të shpërthejë në Superiore, Ruzgis: Fitojmë ne ndaj Egnatias, dua të rikthehem te goli

Vorakët i kanë dhënë dorën e fundit për gatitjeve për takimin e sotëm kundër kampionëve në fuqi, skuadrës rrogozhinase të Egnatias. Përballja e tretë mes tyre luhet në një moment delikat e të veçantë, pasi për të dyja ekipet më të rëndësishmet janë pikët.

ruzgis

Lidhur me takimin ndaj Egnatias, Manfredas Ruzgis, një nga golashënuesit më të mirë të Kategorisë së Parë, që me 24 golat e tij e bëri Vorën kampione, por që këtë sezon e kanë ndjekur fati keq i dëmtimeve dhe akoma nuk ndodhet në kondicionin e duhur shëndetësor. 29-vjeçari i lindur në Lituani dhe rritur në Gjermani, duke pasur dy nënshtetësi lituaneze dhe gjermane, për shkak të këtyre dëmtimeve, nuk ka mundur dot të luajë më shumë se 13 ndeshje dhe ka shënuar vetëm një gol, gjatë këtij sezoni në vetëm 655 minuta në dispozicion të tij. Lidhur me takimin e sotëm kundër Egnatias, ai premton golin dhe fitoren e Vorës.

“Është një ndeshje e fortë mes dy skuadrave në disnivele tabelare, por jo në aspektin e nivelit cilësor të përbërjes së skuadrave”, tha fillimisht Ruzgis për “Panorama Sport”.

Duke vijuar më tej ai shprehet se e njohin kundërshtarin. “Ne e dimë forcën dhe kualitetin e ekipit nga Rrogozhina, kjo dhe për faktin se është skuadra kampione në fuqi, por ne nuk jemi duke e mbivlerësuar atë. Do të luajmë porsi të barabartë mes nesh. Do të kërkojmë maksimumin e pikëve, sigurisht që çdo gjë në fund do të përcaktohet nga fusha se cila do ta meritoj. Këtë herë do ta fitojmë ne dhe unë dëshiroj t’i rikthehem golit, por gjithsesi më shumë do të influencoj, që skuadra të shënojë, kushdo qoftë, nuk ka rëndësi se kush shënon. E rëndësishme është, që ne të dalim me tre pikë nga kjo sfidë dhe të vijojmë më pas në rezultatet e tjera pozitive, për të ruajtur ritmin e pozicionin tonë”, ka përfunduar shtatlarti 1.89 metra i Vorës, Manfredas Ruzgis.

ABDULLA DUSHKU-PANORAMASPORT.AL