Statistikat kundër Vllaznisë për avantazhin e Final Four, Dinamo tabu për kuqeblutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2025 | 23:43

Statistikat kundër Vllaznisë për avantazhin e Final Four, Dinamo tabu për kuqeblutë

Shkodranët nuk arrijnë të mposhtin Dinamon në 4 takime të këtij sezoni mes kampionatit dhe kupës, duke bërë në këtë mënyrë 18 herë kampionët e vendit si ekipin e vetëm ndaj të cilit shkodranët nuk kanë arritur asnjë fitore deri në këtë pikë të edicionit.

vllaznia

Këtë e vërtetoi edhe barazimi i fundit 0-0 mes dy skuadrave, barazim që erdhi në kuadër të gjysmëfinales së parë të Kupës së Shqipërisë, me duelin që u zhvillua në Shkodër. Edhe në kampionat, kuqeblutë kanë vuajtur ndaj “nëndetëses”, ku janë mposhtur 2-1 në ndeshjen e fazës së parë.

Po ashtu, kanë pësuar një disfatë 2-3 në ndeshjen e fazës së dytë të zhvilluar në “Loro Boriçi” e ndërsa është mbyllur në shifrat 0-0 dueli i fazës së tretë mes dy skuadrave. Vllaznia do të përballet minimalisht edhe dy herë këtë sezon me Dinamon mes kampionatit dhe kupës, me shpresën për të thyer këtë “tabu” të këtij edicioni.

Screenshot 2025-04-08 230927

PANORAMASPORT.AL