Statistikat e Vllaznia-Teuta, kuqeblutë duan 12 pikë të plota kundër durrsakëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2025 | 17:26

Statistikat e Vllaznia-Teuta, kuqeblutë duan 12 pikë të plota kundër durrsakëve

Ndeshja e radhës në kampionat e shikon Vllazninë pritëse në javën e 32-të përballë Teutës. Duel që luhet në orën 20:00, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. jfdggNjë përballje që i gjen skuadrat në pozicione dhe objektiva të ndryshme. Durrsakët janë e vetmja skuadër këtë sezon, ndaj së cilës kuqeblutë kanë marrë pikët e plota deri më tani. Kështu, në fazën e parë ndeshja e zhvilluar në Durrës përfundoi në shifrat 1-2 në favor të Vllaznisë. Të njëjtat shifra 2-1 u përsëritën edhe në fazën e dytë në favor të Vllaznisë. Në duelin e fazës së tretë do të ishin sërish kuqeblutë “triumfatorë”.

Duke marrë një fitore 1-3 në “Niko Dovana” dhe duke konfirmuar dominimin total ndaj “djemve të detit”, ku Vllaznia numëron 3 fitore në 3 ndeshje këtë sezon, duke shënuar 7 gola dhe pësuar 3 në përballjet direkte me Teutën.

PANORAMASPORT.AL