Starton sot Kategoria e Tretë, ja risitë e sezonit të ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2014 | 11:45

Starton sot Kategoria e Tretë, ja risitë e sezonit të ri

kat 3Kampionati i Kategorisë së Tretë do të çelë sot siparin e edicionit të 6-të të saj. Në këtë kampionat do të marrin pjesë 23 ekipe, qytetesh, akademish të futbollit, kompani private etj. Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që gara e kampionatit kombëtar të së Tretës të nisë në sezonin 2014-2015 me 23 skuadra, të ndara në dy grupe: Grupi A i Veriut me 12 skuadra dhe Grupi B i Jugut, me 11 skuadra. Ndryshe nga një vit më parë, këtë sezon janë shtuar dhe më shumë numri i skuadrave pjesëmarrëse (4), në këtë ligë futbolli. Kështu sezonin e kaluar Grupi A përbëhej nga 10 skuadra, ndërsa në Grupin B kishte 9 ekipe. Nga sezoni i kaluar vetëm 9 skuadra do të jenë pjesëmarrëse edhe gjatë këtij viti; Spartaku Tiranë (ish- IDS-ja), Valbona Tropojë, Internacional Tiranë, Bulqiza, Shkëndija Tiranë, Shkëndija Durrës, Golemi, Young Boys Korçë dhe Jehona Kozarë. Ndërkohë që janë jo pak, por 14 ekipe të rinj. Nuk do të marrin pjesë këtë sezon Tërbuni B i Pukës, Pashtriku i Hasit, Gostima, Sukthi B, Pajova, Belshi, Maliqi e Pojani.
Rregullorja – Sa i përket garës, dy ekipet e renditura në vendet e para, në grupet respektive, do të ngjiten në të Dytën, ndërsa dy skuadrat e dyta do të luajnë ndeshje të “play-off”-it, me dy ekipet e renditura të parafundit në Grupet A dhe B të së Dytës. Kështu, vendi i dytë në Grupin A i së Tretës do të përballet me vendin e 9-të, të Grupit A në Kategorinë e Dytë, po kështu, e njëjta gjë edhe për Grupet B të kategorive të Dytë e të Tretë. Dy ekipet e renditura në vendet e fundit në grupet respektive A e B, nuk do të bien nga kategoria.
Baçi – Millan Baçi, përgjegjës për Kategorinë e Tretë në FSHF, për startin e këtij kampionati u shpreh: “Risi e këtij kampionati, përveç shtimit të skuadrave, është edhe rivaliteti ndërmjet tyre, ndaj jemi munduar që t’i përziejmë skuadrat në grupe, në mënyrë të atillë që të balancohen forcat e ekipeve të ashtuquajtura ‘të forta’ me ekipet e ashtuquajtura ‘të dobëta’. Kampionati, ashtu si dhe sezonin e kaluar, do të zhvillohet me sistem grumbullimi në dy qendra sportive, në atë të Kamzës dhe në atë të Elbasanit. Nuk përjashtohet mundësia e ekipeve që kanë kushtet, siç është Akademia Internacional në Pezë – Helmës t’i zhvillojë ndeshjet e veta në atë kompleks. Kampionati do të luhet me dy faza, me sistemin vjeshtë-pranverë dhe do të jenë në dispozicion 22 javë kampionati. Java e kampionatit do të zhvillohet në tri ditë, të mërkurave, të enjteve dhe të premteve. Grupi A i zhvillon ndeshjet të mërkurën, ndërsa grupi B të enjten. Të premten do të luhen ndeshjet në dy ditët e caktuara. Kjo për arsye të ambienteve të pamjaftueshme sportive. Uroj dhe falënderoj të gjitha skuadrat pjesëmarrëse të këtij sezoni, si dhe të zhvillojnë ndeshje korrekte dhe me rivalitet, ku të fitojë skuadra e përgatitur më mirë. Ne do garantojmë mbarëvajtjen e kampionatit, duke dërguar gjyqtarë me përvojë, por do aktivizohen edhe mjaft gjyqtarë të rinj, që do të dalin nga shkolla e arbitrimit. Gjithashtu do të jemi korrekt me çdo ankesë dhe ankimime duke i shqyrtuar me drejtësinë më të madhe. Parashikohet të jetë një kampionat i fortë. Në fund dy skuadrat, të cilat do të zënë vendet e para, do ndeshen në finale për të përcaktuar skuadrën kampione”.
Abdulla Dushku

SKUADRAT PJESËMARRËSE
GRUPI A
1. Ada “B” (Velipojë)
2. Akademia AAS (Shkodër)
3. Djelmia (Shkodër)
4. Drini FK 2004 (Dibër)
5. Bulqiza FC (Bulqizë)
6. Shkëndija (Tiranë)
7. Eagle (Tiranë)
8. Sporting FC (Tiranë)
9. KF Spartaku (Tiranë)
10. FC Kevitan (Tiranë)
11. Flabina (Tiranë)
12. A.Intenacional (Tiranë)

GRUPI B
1.KF Gramshi (Gramsh)
2.Rubiku (Rubik)
3.Fushëmbret (Elbasan)
4.Valbona (Tropojë)
5.Young Boys (Korçë)
6. FC Internacional (Tiranë)
7.Shkëndija (Durrës)
8. Jehona (Kozarë)
9. Golemi (Golem)
10.Adriattiku 2012 (Durrës)
11.Sopoti “B” (Lib