Stadiumi ende në “ajër”, Tirana nuk e di se ku do e presë Bylisin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2025 | 10:36

Stadiumi ende në “ajër”, Tirana nuk e di se ku do e presë Bylisin

Tirana-Bylisi ende nuk ka një stadium se ku do të luhet, ndonëse është mësuar se sfida do të zhvillohet ditën e mërkurë.

TIRANAAA

Në ajër mbetet vendi ku do të luhet. Opsione ka disa, Durrësi, Elbasani si dhe “Arena Kombëtare”. Drejtuesit bardheblu presin që FSHF ta bëjë “zemrën gur” dhe t’i lejojë që të luajnë në kryeqytet, dy ditë pas sfidës me Andorrën.

Gjithsesi, mbetet për t’u parë. Të dielën delegacioni shqiptar kthehet në kryeqytet dhe do të merret një vendim se ku do të zhvillohet sfida mes Tiranës dhe Bylisit.

Ky takim me bardheblutë pritës këtë sezon është zhvilluar në Durrës dhe Vorë.

PANORAMASPORT.AL