Sot vetëm për fitore, drejtuesit e Flamurtarit i vendosin kusht trajnerit Garsia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2025 | 14:05

Sot vetëm për fitore, drejtuesit e Flamurtarit i vendosin kusht trajnerit Garsia

Drejtuesit e Flamurtarit i kanë vendosur kusht trajneri Garsia për ndeshjen me Egnatian. As barazimi nuk do të vlejë përballë një stadiumi që mendohet të jetë i tejmbushur nga tifozët.

garsia

Në rast humbje me trajnerin Karlos Garsia do të ndahen rrugët. Bashkë me spanjollin do të shkarkohet dhe i gjithë stafi i tij që ka sjell me vete.

Vetëm fitorja do të mund ta shpëtojë këtë herë trajnerin. Kjo gjë është kërkuar edhe nga tifozët, por klubi i dha edhe një mundësi të fundit.

PANORAMASPORT.AL