Situata te Partizani, dy drejtorë të larguar e të pa zëvendësuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2025 | 20:17

Situata te Partizani, dy drejtorë të larguar e të pa zëvendësuar

Partizani nga qershori i vitit 2023 deri në fillimin e tetorit të këtij vitit, është parë me Arbër Abilaliajn si drejtor sportiv. Gjatë kësaj kohe është afruar edhe Sokol Haxhia në pozicionin e drejtorit teknik. Ky i fundit dha dorëheqje në korrik duke u larguar bashkë me Skënder Gegën. E njëjta situatë u përsërit me Abilaliajn, që në tetor u largua bashkë me trajnerin.

gega haxhia

Ndryshe nga Milinkoviç që u shkarkua, Abilaliaj paraqiti dorëheqjen pas humbjes tronditëse në derbi. Partizani tashmë nuk ka një drejtor sportiv apo teknik. Në të njëjtën kohë, Oltijon Kërnaja mbetet gjithmonë në luftë me rezultatet, për të mbajtur vendin në pankinë.

DREJTORI SPORTIV- Abilaliaj pasoi Elton Marinin te Partizani. Përgjegjësia ishte e madhe, pasi Marini ishte pjesë e stafit që fitoi titullin kampion. Fillimisht u zgjodh Zoran Zekiç si trajner, që rezultoi zgjedhje e duhur për aq kohë sa pati në dispozicion.

Partizani shkoi deri në fazën “play off” të Ligës së Konferencës, pikërisht atë verë. Më pas u realizua edhe transferimi i bujshëm i trajnerit Zekiç tek Osijek, ndërsa Partizani përfitoi të ardhura. Me Abilaliajn si drejtor sportiv, Partizani pati shumë ndryshime trajnerësh. Megjithatë klubi funksionoi gjatë kësaj kohe me shitjen e lojtarë duke përfituar të ardhura të konsiderueshme. Vetëm një trofe i fituar, pikërisht Superkupa, ishte një detaj jo në favor të ish-drejtorit vlonjat.

DREJTORI TEKNIK- Fill pas prezantimit të Skënder Gegës në muajin mars, te Partizani u shfaq zyrtarisht Sokol Haxhia. Këtij të fundit iu besua detyra e drejtorit teknik. Partizani u kompletua kështu në pak kohë, për çdo rol. Haxhia është nga drejtorët, që ka qëndruar më pak me kryeqytetasit. Diçka më shumë se tre muaj për të në dispozicion, ndërsa pati mundësinë për impakt në merkaton e verës. Më konkretisht u angazhua në qershor, pasi në korrik erdhi edhe dorëheqja e tij.

PANORAMASPORT.AL