“Shumë keqardhje për Vllazninë”, Bernard Berisha: I kemi shanset për kampion, kam ardhur te Dinamo vetëm për shkak të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2026 | 21:42

“Shumë keqardhje për Vllazninë”, Bernard Berisha: I kemi shanset për kampion, kam ardhur te Dinamo vetëm për shkak të…

Bernard Berisha u fut nga stoli dhe arriti të linte gjurmë, duke u zgjedhur lojtari i ndeshjes, në triumfin 0 me 2 që Dinamo arriti ndaj Vllaznisë në “Air Albania”. Në prononcimin e dhënë për emisionin “Super Gol”, ai u shpreh:

bandicam 2026-05-16 21-33-03-499

“Dua t’i falenderoj gjithë çunat për angazhimin. Ishte një ndeshje shumë e mirë. Shumë keqardhje për Vllazninë, sepse e humbën ndeshjen. Ne duhet të luajmë futboll dhe të shikojmë përpara. I kemi shanset. Treguam vlerat tona, duhet të luajmë futboll. Tani kemi pak pushim, pastaj duhet të fokusohemi te ndeshja tjetër. Kemi gabuar në ndeshjet e kaluara,, mund të bënim më mirë. Vitin tjetër mund të përmirësojmë ndeshjet që kemi humbur. Të kënaqim tifozët. Ky është futbolli duhet të shikojmë përpara dhe të vazhdojmë kështu deri në fund.

Nuk mund të them tani për tani, që stafi ka gabuar. Kemi edhe 2 ndeshje, do t’i luajmë fort dhe t’i fitojmë. Kemi kohë që të shikojmë gabimet tona dhe vendimet të jenë të duhura.

Pyetjen për minutat duhet t’ia bëni Ilir Dajës. Objektivat e klubit janë arritur, jemi të gjithë të kënaqur, kemi edhe 2 ndeshje. Do të kisha më shumë hapësirë po të luaja në rolin tim. Në shumicën e ndeshjes kam luajtur si sulmues i dytë, që nuk e kam bërë kurrë. Kam ardhur te Dinamo vetëm për shkak të presidentit Bardhi. Më të kemi arritur marrëveshje shumë të mirë. Dëshira ime dhe e atij është që ta shpallim kampion Dinamon”, deklaroi Bernard Berisha.

PANORAMASPORT.AL