Shorti i Final Four, presidenti Armand Duka: 36 javë dhuruan emocione, klasifikimi mbase e keqja sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2025 | 12:19

Shorti i Final Four, presidenti Armand Duka: 36 javë dhuruan emocione, klasifikimi mbase e keqja sepse…

Sot në orën 12:00 hidhet shorti për Final Four. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, tha fjalën e tij para shortit.

DUKA

Para shortit presidenti deklaroi:

“Jemi në fillimin e fundit të këtij kompeticioni vërtetë të suksesshëm, kompeticion me 36 javë që ka dhuruar emocione gjatë gjithë 36 javëve dhe sidomos në fund. Si rrallë është luajtur për të përcaktuar klasifikimin deri në ndeshjen e fundit, kjo e bën akoma më të bukur garën deri ku jemi sot.

Mbase rezultati dhe klasifikimi janë e keqja dhe e bukura e kësaj loje sepse dikë e lë të mërzitur dhe dikë të gëzuar për atë që rezulton në fund, por kjo lojë bëhet e bukur, kur të gjithë bashkë kontribuojnë. Kjo është faza finale që do përcaktojë ekipin kampion, uroj suksese të katërt skuadrave, duke qenë se marrin pjesë edhe në Europë uroj suksese. E përsëris, le të shijojmë emocionet e Final Four dhe të kemi garë kompetitive dhe sa më shumë spektaktorë në shkallët e stadiumit. Iu uroj suksese të katërt skuadrave”, u shpreh presidenti Duka ndër të tjera.

PANORAMASPORT.AL