Shorti i “Final 4″/ Përsëritet finalja e edicionit të kaluar, Vllaznia do të kërkojë “hakmarrjen” për eliminimin nga Kupa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2025 | 23:58

Shorti i “Final 4″/ Përsëritet finalja e edicionit të kaluar, Vllaznia do të kërkojë “hakmarrjen” për eliminimin nga Kupa

Në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit u hodh shorti për dy gjysmëfinalet e “Final 4”. Katër ekipet më të mira kanë siguruar vendin e tyre në fazën finale të kompeticionit.goglaNë vazon e parë u vendosën Egnatia dhe Vllaznia, ndërsa në vazon e dytë, Dinamo dhe Partizani.

Shorti vendosi përballë Egnatian me Partizanin. Këto dy skuadra luajtën në finalen e madhe për titullin ku triumfuan rrogozhinasit.

Ndërsa dueli tjetër është Vllaznia-Dinamo. Shkodranët do të kërkojnë “hakmarrjen” ndaj bluve pas eliminimit nga gjysmëfinalja e Kupës së Shqipërisë. Ata do të kërkojnë finalen për të marrë titullin kampion.

Ndeshjet do të luhen më 4-5 maj në stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet, ndërsa finalja do të zhvillohet më datën 12 maj, në po të njëjtin stadium.

 SHORTI

EGNATIA-PARTIZANI

VLLAZNIA-DINAMO

VAZO E PARË 

EGNATIA DHE VLLAZNIA

VAZO E DYTË

DINAMO DHE PARTIZANI

21

PANORAMASPORT.AL