Shkëlqeu kundër Elbasanit, Ledjo Tresa: Më ndihmon Melo dhe teoria e lojës së Morieros
Ledjo Tresa ishte një nga protagonistët e suksesit të Laçit në transfertë ndaj Elbasanit, por ai mendon se e gjithë loja e skuadrës duhet vlerësuar për një paraqitje të tillë të ekipit kurbinas që fitoi 2-1.

“Jam shumë i lumtur, por ne fushë jemi 11 lojtarë që luajmë. Pa shokët e ekipit nuk mund të bëja asgjë sot.
Uilliam Melo me ndihmon se është me eksperiencë dhe njeh shumë mirë kampionatin shqiptar dhe ne pozicionet që na ka vënë trajneri përshtatemi shumë me njëri-tjetrin.
Te rasti i humbur ishte nxitim nga ana ime, duhej të ndaloja një herë topin e pastaj të gjuaja.
Çfarë më ndihmon më shumë te Laçi? Më shumë teoria e lojës se si luan trajneri dhe ndjehem rehat mes linjave dhe mendoj se ka gjetur një vend të denjë për mua”, tha Tresa për RTSH pas ndeshjes.
PANORAMASPORT.AL













