Shkëlqen Maida Lozi në peshëngritje, vend të katërt në Europianin U-17

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 30, 2025 | 17:10

Shkëlqen Maida Lozi në peshëngritje, vend të katërt në Europianin U-17

Me garën e Maida Lozit, Shqipëria ka mbyllur dje konkurrimin e saj në Kampionatin Europian të peshëngritjes për moshat U-17. Ndonëse vetëm 16 vjeç, më e vogla në baterinë e saj, peshëngritësja e Partizanit la gjurmë në këtë aktivitet, duke shënuar rezultate të rëndësishme në kategorinë e peshave 77 kg. Maida, e cila stërvitet nga trajneri Ervis Tabaku, spikati sidomos në stilin e shkëputjes.

Screenshot 2025-07-30 170952

Ajo e filloi duke kaluar me sukses provën e parë me 83 kg, ndërsa më pas realizoi 88 kg. Më tej provoi me 91 kg në provën e tretë, por nuk ia doli. Kështu me rezultatin 88 kg, Lozi u klasifikua në vendin e katërt. Një rezultat tepër pozitiv, për vetë sportisten si dhe për Shqipërinë.

Në stilin e shtytjes, ajo ngriti fillimisht me sukses 100 kg, ndërsa më pas dështoi dy provat me 106 kg, duke u klasifikuar e gjashta. Ndërkohë me 188 kg në total, Maida Lozi e mbylli dygarëshin në vendin e pestë, duke merituar duartrokitje për performancën e saj në Madrid. Kështu, Shqipëria kthehet nga Spanja me tri medalje ari, të cilat mbajnë firmën dhe vulën e Enkileda Carjes. Vajza elbasanase vendosi gjithashtu edhe gjashtë.

Screenshot 2025-07-30 170759

PANORAMASPORT.AL