“Shiriti i kapiteni padyshim i takon Trashit”, Telushi: Moriero na ka ndryshuar për mirë, nuk di çfarë emri t’i vendos ndeshjeve tona të para…
Bruno Telushi u shpall “Lojtari i Ndeshjes” në fitoren e Flamurtarit kundër Bylisit.
“Normalisht që ne jemi të pakënaqur me rezultatet e mëparshme. Ky 3 pikësh na rrit moralin. Në ndeshjet e fundit na ka munguar pak fati. Ardhja e trajnerit Moriero për mendimin tim ka bërë shumë ndryshime në ekip, e kemi treguar në fushë, por është edhe çështje fati. Mund të them që pas ndeshjes në Durrës, pjesa e dytë ishte e shkëlqyer dhe në vazhdim, besoj që ekipi ka luajtur mirë. Të them të drejtën, nuk u ndjeva mirë për mungesën e hapësirave kundër Elbasanit, por unë jam nga ata tipa që shoh përpara dhe sidomos në këto momente që ekipi ka vështirësi smund të dal unë që të tregoj mërzitje apo ndonjë gjë, ajo ka qenë një zgjedhje e trajnerit, e mirëkuptova dhe kaq.
Ne në fillim kemi bërë shumë ndeshje të dobëta dhe ka ndikuar te dhoma e zhveshjes. Me ardhjen e trajnerit të ri, ai ka bërë një punë shumë të mirë. Duke treguar më shumë vllazëri dhe për të ndihmuar njëri-tjetrin. Ndeshjet e para i kemi nisur…nuk di çfarë emri t’i vendos. E dimë se sa i vështirë është kampionati shqiptar.
Shiriti i kapitenit? Nuk e kam aspak problem. Më bëhet qejf që e mban Trashi. Me Egnatian nuk kam dashur unë ta mbaj shiritin e kapitenit. Padiskutim, shiriti i takon Trashit. Kjo nuk ndikon fare, as tek unë e as te Trashi”, përfundoi Telushi për “RTSH Sport”.
PANORAMASPORT.AL













