EKSKLUZIVE/ Titullari refuzon rikthimin, çështje tjetër te blutë e Dinamos
Mesfushori Bakari Gudiabi nuk është rikthyer ende te Dinamo, edhe pse është zyrtarisht pjesë e skuadrës dhe ka kontratë aktive me klubin. Mungesa e tij në grumbullimin e ekipit ka krijuar paqartësi rreth të ardhmes së lojtarit, në një moment kur “blutë” po përgatiten për sezonin e ri dhe ndeshjet europiane.

Nga ana e klubit pritet që lojtari të bashkohet me ekipin, por deri tani nuk ka sinjale konkrete për rikthimin e tij, ndërsa dyshimet janë se ai mund të mos veshë më fanellën e Dinamos, pavarësisht marrëveshjes që e lidh me klubin.
Situata e Gudiabit konsiderohet shqetësuese edhe për faktin se vjen pak kohë pas një rasti të ngjashëm me Tiago Nanin, i cili gjithashtu nuk vazhdoi më me skuadrën, duke krijuar një tjetër boshllëk në organikën e “bluve”. Dinamo mbetet në pritje të një vendimi përfundimtar nga lojtari, ndërsa koha deri në fillimin e ndeshjeve zyrtare po ngushtohet dhe duhet zgjidhur sa më shpejt.
PANORAMASPORT.AL













