Postuar: Korrik 26, 2025 | 19:46
Shënon një nga afrimet e verës, Elbasani nuk zhgënjen në miqësoren e dytë
Elbasani ka triumfuar në miqësoren e dytë të zhvilluar këtë verë.
Verdheblutë kanë mposhtur me shifrat 2-1 qipriotët e Anorthosis Famagusta. Goli i parë u shënua nga mbrojtësi Emiljano Musta në minutën e 44′ dhe nga afrimi i ri në skuadër, Donart Ibrahimi në të 71′.
Duket se trajneri Gvozdenoviç vazhdon të bëjë një punë të mirë në skuadër dhe për të qenë gati për sezonin e ri.
PANORAMASPORT.AL













