Sfida me Egnatian, Partizani shpërndan thirrjen e “Ultras Guerrils”: Nuk duhet eufori
Ndodh rrallë mes klubeve dhe grupimeve respektive që i mbështesin, por diçka të tillë e ka bërë së fundmi Partizani. Të kuqtë kanë shpërndarë postimin e grupimit “Ultras Guerrils”, që u bën thirrje tifozëve për mbështetje në pjesën e mbetur të sezonit.

Partizani luan nesër me Egnatian, pikërisht tek “Arena e Demave” prej orës 16:30. Një takim ky me kampionët, që do të përcaktojë shumë për pjesën e mbetur të sezonit.
Postimi i “Ultras Guerrils”, i shpërndarë edhe nga klubi i Partizanit:
“Thirrje për të gjithë tifozët e kuq, të angazhohen, mobilizohen, dhe organizohen masivisht për të ndjekur e mbështetur fuqimisht Partizanin.
Ndeshja e radhës dhe pjesa e mbetur e sezonit është shumë e rëndësishme për vazhdimësinë, europën dhe objektivat të cilët për momentin nuk duhet të kalojnë në eufori.
Ngulmim i veçantë për këtë sezon duhet të jetë edhe trofeu i Kupës, trofe që për një sërë arsyesh na mungon nga 2004.
Së bashku do krijojmë atmosferën, ambientin dhe mbështetjen ashtu sic vetëm tifozeria e kuqe di.
Shpërndaje, kjo është një thirrje që duhet ti shkojë çdo tifozi ! Kjo është një thirrje për ty dhe krejt shokët e stadiumit ! Forca çuna ! Përjetë me ty Partizan!”
PANORAMASPORT.AL













