Rovira: Jetoj në hotel, synoj të luaj në Serinë A
Diego Rovira është njëri prej dy argjentinasve që u bënë pjesë e Shkumbinit gjatë merkatos së janarit. Mesfushori 20-vjeçar, së bashku me mbrojtësin Federico Mazur vendosën të provonin një eksperiencë të re. Rovira, ishlojtar i All Boys dhe akademisë së Boka de Bermejo, në një intervistë për faqen sportive argjentinase në internet, “Ovacion online”, rrëfen arsyet që e shtynë të udhëtojë mijëra kilometra larg vendlindjes për të luajtur në një ekip shqiptar në Kategorinë e Parë. “Por, synimi im është që të jem sa më pranë Italisë dhe të luaj në Serinë A. Më pëlqen shumë ai kampionat”, – thotë Rovira ndër të tjera.
Si ndiheni në Shqipëri dhe si është klubi juaj i ri?
Unë jam shumë mirë dhe ndihem rehat. Jetoj në një hotel. Klubi është i mirë dhe i përulur. Këtu punohet dhe sakrifikohet shumë.
Kush ju dërgoi në atë vend?
Më solli agjenti im Dario Mazur. Na mundësoi këtë transferim nëpërmjet një partneri tjetër dhe në Peqin është edhe i biri i Darios, Federico Mazur.
Çfarë mbani mend nga vitet e tua të para në futboll?
Gjithçka nisi me shokët e lagjes nëpër rrugët e qytetit. Më pas, babai im më mori dhe më dërgoi tek akademia e Boka de Bermejo.
Pasi u larguat nga Boka, si ka shkuar karriera juaj?
Pasi u stërvita për shumë vite, më pas kalova tek Murialdo, një klub që është afër shtëpisë sime.
Më pak kaloni tek All Boys…
Gjithça ndodhi në fund të shkurtit dhe babai më dërgoi në formë huazimi tek Boys. Aty kam luajtur shumë ndeshje dhe ka qenë një eksperiencë e bukur.
Cili është idhulli juaj në futboll?
Fernando Gago, mesfushori i Boka Juniors.
Cili është synimi i Rovirës për më tej?
Synimi im është të luaj në një klub të Serisë A. Më pëlqen shumë futbolli italian dhe ai kampionat. Shpresoj t’ia arrij qëllimit.
BESAR BOZGO













