Rinovimi i Kejn në Mynih, Bajerni përshpejton bisedimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2026 | 19:13

Rinovimi i Kejn në Mynih, Bajerni përshpejton bisedimet

Pas fitimit të trofeut të dytë madhor të sezonit, te Bajerni tani vëmendja është zhvendosur te një tjetër çështje e rëndësishme, rinovimi i kontratës së Herri Kejn. Madje ka shenja se marrëveshja mund të finalizohet edhe para fillimit të Kupës së Botës.

KEJN

Prej javësh, kontrata e Kejn, e cila skadon në vitin 2027, është një nga temat kryesore në Mynih. Drejtuesit e Bajernit janë të vendosur ta zgjasin bashkëpunimin, ndërsa edhe vetë lojtari nuk e kundërshton një gjë të tillë. Aktualisht në tavolinë janë dy opsione: një zgjatje dyvjeçare deri në vitin 2029 ose një rinovim njëvjeçar me mundësi për një vit shtesë.

Mbetet për tu parë se cili model do të zgjidhet, por sipas raportimeve, kjo nuk konsiderohet një pengesë e madhe as për lojtarin dhe as për klubin.

PANORAMASPORT.AL