Rinovimi ende në “ajër”, sulmuesi i Partizanit nuk vjen për firmën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2025 | 8:34

Rinovimi ende në “ajër”, sulmuesi i Partizanit nuk vjen për firmën

Arshonzh Bintsuka vijon të jetë një enigmë e madhe te Partizani. Të kuqtë janë përpjekur të rinovojnë me të riun përgjatë këtyre viteve, por deri më tani ka rezultuar gjithçka e pamundur.

Bintsuka

Pas disa refuzimeve, të kuqtë tentuan edhe një herë të fundit dhe patën një akord paraprak me lojtarin, i cili premtoi se do të kthehej në Tiranë për të firmosur kontratën e re. Gjatë kësaj kohe, në drejtim të tij kanë mbërritur edhe oferta të tjera nga jashtë vendit, çka duket se e kanë tunduar kongolezin, i cili prej ditësh nuk po duket në Tiranë.

Në klubin e kuq, gjithsesi nuk është se po përpiqen të bëjnë ndonjë sakrificë a mrekulli. Në rast se nuk do të kthehet, klubi do të përfitojë taksën e formimit të tij, që varion nga 30 deri në 50 mijë euro. E ardhmja e kongolezit mbetet një enigmë.

PANORAMASPORT.AL