RENDITJA PROVIZORE/ “Paqe” ne supersfidën Egnatia-Vllaznia, kreun mund ta “rrëmbejë” Elbasani! Feston edhe… Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2026 | 21:08

RENDITJA PROVIZORE/ “Paqe” ne supersfidën Egnatia-Vllaznia, kreun mund ta “rrëmbejë” Elbasani! Feston edhe… Partizani

Dueli mes Egnatias dhe Vllazninë ngriti siparin e javës së 28-të në Kategorinë Superiore. Përballje që u mbyll në barazim pa gola, me shkodranët që u ngjitën në kuotën e 52 pikëve, ndërkohë që Egnatia, mban vendin e dytë me 50 pikë.

egnatia-vllaznia

Ky rezultat u shkon për shtat ndjekësve të Elbasanit dhe Partizanit. Në rast triumfi ndaj Flamurtarit, skuadra e Gvozdenoviç, mund të ngjitet në krye me pikë të barabarta me Vllazninë, ndërkohë që Partizani, nëse triumfon ndaj Vorës, do të ngushtojë diferencën në 7 pikë nga vendi i parë.

Ditën e shtunë janë planifikuar të luhen dy duelet Tirana-Bylis dhe Flamurtari-Elbasnai. Teksa java mbyllet të dielën më sfidat, Vora-Partizani dhe Dinamo-Teuta.

renditja

PANORAMASPORT.AL