RENDITJA PROVIZORE/ Elbasani ndan kreun me Vllazninë, rivalitet i ashpër për mbijetesën! Ja si ndryshon tabela

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2026 | 20:36

RENDITJA PROVIZORE/ Elbasani ndan kreun me Vllazninë, rivalitet i ashpër për mbijetesën! Ja si ndryshon tabela

Kategoria Superiore ka hyrë në një fazë tepër delikate, teksa pas 3 ndeshjeve të luajtura të javës së 28-të, rivaliteti për kreun si dhe për mbijetesën është bërë tepër interesant.

topi superiore

Pas triumfit ndaj Flamurtarit me rezultatin 1 me 2, Elbasani i Ivan Gvozdenoviç, është ngjitur në kuotë të barabartë pikësh me Vllazninë kryesuese, 52 secila.

Ndjek Egnatia me 50 pikë, ndërkohë që në luftë duket edhe Partizani me 42 pikë dhe 1 ndeshje më pak.

Rivalitet i ashpër edhe për mbijetesën, me Bylisin, Vorën, Tiranën dhe Flamurtarin, që kanë një diferencë të ngushtë pikësh me njëra-tjetrën. Momentalisht Flamurtari dhe Tirana mbyllin tabelën me 24 pikë.

Kjo javë mbyllet me dy duelet e ditës së diel, Dinamo-Teuta dhe Vora-Partizani.

renditja

PANORAMASPORT.AL