RENDITJA E SUPERIORES/ Java i buzëqesh Vllaznisë dhe Tiranës, ka ndryshime të mëdha në dy skajet e klasifikimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2026 | 23:27

RENDITJA E SUPERIORES/ Java i buzëqesh Vllaznisë dhe Tiranës, ka ndryshime të mëdha në dy skajet e klasifikimit

Ndeshjet e javës së 22-të në Superiore u kanë buzëqeshur vetëm dy skuadrave, Vllaznisë dhe Tiranës, të cilat morën pikët e plota në ndeshjet e tyre.

superiore renditja

Shkodranët mposhtën Teutën dhe kjo i mjaftoi për t’u shkëputur të vetëm në kreun e renditjes, me 3 pikë diferencë nga Egnatia dhe Elbasani që i ndjekin.

Rrogozhinasit kishin mundësinë të mbanin hapin e tyre, por u mundën në shtëpi nga Tirana dhe e shohin veten të rrëshqasin përsëri nga kreu.

Ndërkaq, Tirana ka përfituar nga fitorja e sotme, duke u shkëputur pas shumë javësh nga vendi i fundit, me shanse tashmë mjaft të mira për të dalë edhe nga zona e rënies direkte, pasi kanë barazuar me pikë Bylisin e vendit të 8.

sdfsddsffsdsdffsdsfs

PANORAMASPORT.AL