RENDITJA E SUPERIORES/ Fitojnë pretendentët, ka arrati në kryesim! Shihni situatën pas tre ndeshjeve të para të javës së tetë
Java e 8 e Superiores ka nisur sot me tre ndeshje të cilat kanë parë si fitimtare ekipet pretendente, që synojnë t’i shkojnë deri në fund garës për titullin kampion.

Dinamo, Elbasani dhe Vllaznia kanë marrë me radhë tri pikët në përballjet që kishin me skuadra të cilat ishin aktualisht në gjysmën e dytë të renditjes së Superiores, për të vazhduar rrugëtimin e tyre në luftën për një vend në katërshen ku diskutohet trofeu. Padyshim spikatin shkodranët të cilët kanë krijuar diferencë me ndjekësit dhe janë më të qetë në vendin e parë në renditje.
Ndërsa në zonat e ulëta të renditjes, Bylisi dhe Tirana vazhdojnë të jenë në ujëra të turbullta pas këtyre ndeshjeve që komplikojnë jo pak pozitat e tyre.

PANORAMASPORT.AL













